Aplikacioni në pronësi të Facebook kishte shtuar dy filterët Mayfair dhe Willow në dhjetor të vitit 2012, ndërsa tani kompania edhe vetë e ka pranuar se trended kanë evoluar, që nga ajo kohë.
Pesë filterët e rinj quhen Slumber, Crema, Ludëig, Aden dhe Perpetua, për të cilët thuhet se do ti zbusin dhe do ti ndryshojnë ngjyrat.
"Frymëzuar nga fotografitë, arti, moda dhe dizajni i komunitetit global të Instagram, ne kemi lëshuar pesë filterë të rinj, për të cilët ne besojmë se janë më të mirët deri më sot” thuhet në postimin e blogut të Instagram.
Mënyra se si shfaqen këta filterë gjithashtu ka ndryshuar, pasi që tani shfaq edhe një turbullim të fotografisë, dhe efektin e aplikuar mbi të më pas.
Përdoruesit tani mund ta përdorin buton e ri – Manage, për ta ri-organizuar radhitjen e filterëve dhe ti fshehin ato më pak të favorizuara nga ata.
Ndryshimet e bëra në Instagram tani janë në dispozicion në aplikacionet e iOS dhe Android. (Telegrafi)