Faqja ka cituar burime të besueshme të cilat janë të afërta me këto zhvillime, dhe sipas këtij burimi, brenda pak ditësh përdoruesit e Instagram do të kenë mbështetje dhe shërbim të ri, i cili përfshin videon. Nga shumë njerëz të industrisë, kjo shihet si një përgjigje ndaj Vine të rivalit të saj, Twitter.
Dhe ngjashëm sikur Vine, i cili lejon incizimin e videove jo më të gjata se sa 6 sekonda, edhe video e Instagram, do të ofrojë të njëjtin shërbim, mirëpo kohëzgjatja e videos do të jetë deri në 10 sekonda.
Pasi shërbimi i Twitter është popullarizuar shumë shpejtë, ka shumë kuptim që edhe Facebook ta ndjek këtë hap me biznesin e saj të ri, Instagram, dhe 20 qershori është vënë si datë e mundshme e këtij lansimi, bashkë me shërbimin e përfolur, Facebook RSS Reader. / Telegrafi /