Aplikacioni Instagram mori “Lite”, dmth një version më të vogël dhe më të lehtë në vitin 2018, por shpejt u tërhoq nga dyqani Google Play.
Megjithatë, duket se Instagram Lite do të “vijë në jetë” përsëri, me veçori të reja.
Sipas Facebook, ky aplikacion së shpejti do të jetë i disponueshëm për Android në 170 vende dhe do të marrë 2 MB. Ende nuk është planifikuar për iOS, transmeton Telegrafi.
Karakteristikat e reja, të cilat nuk ishin të disponueshme në versionin e mëparshëm “Lite”, përfshijnë dërgimin e mesazheve të menjëhershme dhe regjistrimin dhe ngarkimin e videove.
Nick Brown, menaxheri i produktit në Instagram, tha se ata ende nuk kanë ndërmend të prezantojnë mundësinë e blerjeve në Instagram Lite.
Nuk do të jetë e mundur të përdoren as filtra për fytyrën AR, por ato mund të jenë gjithashtu të disponueshme menjëherë pas lëshimit të aplikacionit. /Telegrafi/