Ndërsa, sot Facebook ka prezantuar edhe një shërbim të ri për të marrë një pjesë të popullaritetit të shërbimeve rivale, sikurse video shërbimi i Twitter, Vine.
Kjo, pasi që sot rrjeti i saj social i fotografive, Instagram ka prezantuar shërbimin e ri të cilin e ka quajtur – Video on Instagram.
Shërbimi i ri i Instagram mund të gjendet në fund aplikacionit, në ikonën e cila është në këndin e djathë të aplikacionit, dhe me këtë shërbim, përdoruesve u mundësohet të incizojnë video deri në 15 sekonda, duke përdorur njërin nga 13 filterët ekskluziv të këtij shërbimi. / Telegrafi /