Instagram ka lansuar një veçori të re, e cila do të lejojë përdoruesit të rimarrin përmbajtjen e fshirë.
“Ne e dimë se kjo është diçka që njerëzit po e kërkojnë për një kohë të gjatë. Tani, për herë të parë, ju mund të shihni dhe rivendosni përmbajtjen e fshirë në Instagram. Ne gjithashtu kemi përmirësuar mbrojtjen për të parandaluar që hakerat të kompromentojnë llogarinë tuaj”, thuhet në një deklaratë zyrtare të Instagram, transmeton Telegrafi.
Ky seksion i zgjeruar i sigurisë vlen për funksionin e verifikimit të përdoruesit sa herë që ata duan të fshijnë ose rivendosin përgjithmonë fotot, videot ose përmbajtjen tjetër.
Për të rikuperuar përmbajtjen e fshirë, thjesht ndiqni këto hapa:
* Hapni Instagram dhe zgjidhni “Settings”
* Zgjidhni “Account” dhe pastaj “Recently deleted”
* Këtu do të shihni të gjithë përmbajtjen e fshirë që mund të zgjidhni të rivendosni ose të hiqni përgjithmonë
Karakteristika e kthimit të përmbajtjes duhet të jetë në dispozicion për shumicën e përdoruesve deri në fund të kësaj jave, njoftuan ata në blogun e tyre nga aplikacioni Instagram. /Telegrafi/