Telegrafi

Instagram prezanton aplikacionin Hyperlapse

Aplikacioni i Hyperlapse është i dizajnuar që të stabilizojë në mënyrë automatike videon e incizuar nga përdoruesi, ndërsa aplikacioni gjithashtu mundëson incizimin e një video në shpejtësi 12 herë më të madhe sesa ajo origjinale.

Disa nga karakteristikat kryesore të Hyperlapse janë edhe incizimi i videove edhe kur ju jeni në lëvizje, duke ecur, vrapuar, apo kërcyer, stabilizimi i videos në cilësi kinematografike, shpërndarja e videove në Instagram dhe Facebook dhe jo vetëm kaq.

Hyperlapse mund të shkarkohet falas nga iTunes, përkatësisht në këtë link. (Telegrafi)