Telegrafi

Instagram prezanton aplikacionin Bolt

Bëhet fjalë për aplikacionin e ri Bolt, i cili u mundëson përdoruesve shkëmbimin e mesazheve dhe fotografive, ngjashëm sikurse rivali i tij i famshëm Snapchat, të cilin Facebook dha 3 miliardë dollarë për ta blerë, por ishte refuzuar me ofertën e saj.

Me Bolt, përdoruesit mund ta shkrepin një fotografi apo të incizojnë një video, dhe më pas ta dërgojnë tek një person i vetëm, dhe ky tipar është dallimi i vetëm mes Bolt dhe Snapchat. Pas pranimit të mesazhit, fotografisë apo videos, pranuesi mund ta fshijë përmbajtjen me një klik dhe e njëjta shlyhet përgjithmonë.

Për momentin, Instagram ka vendosur që aplikacionin e saj ta lëshojë në Zelandën e Re, Afrikën e Jugut, dhe Singapor, ndërsa pritet që shërbimi i njëjtë tu ofrohet edhe amerikanëve. (Telegrafi)