Shefi i Instagramit, Adam Mossari ka konfirmuar se platforma po teston opsionin e shumëpritur “Pushoni pak”.
Ky është një opsion që do t’iu kujtojë përdoruesve se po kalojnë shumë kohë duke përdorur Instagram.
“Opsioni është menduar pikërisht për atë që mund të supozoni. Nëse e aktivizoni, do t’ju inkurajojë të bëni një pushim nga Instagrami pasi të keni kaluar pak kohë duke përdorur aplikacionin, 10, 20 ose 30 minuta. Opsioni është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për t’u dhënë njerëzve më shumë kontroll në Instagram. Përfundimisht do të dini se çfarë është më e mira për ju kur bëhet fjalë për mënyrën se si e përdorni aplikacionin”, tha Mossari.
Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi se përdoruesit do të kenë mundësinë për të aktivizuar opsionin, por gjithashtu do të marrin njoftime për t’i këshilluar ata.
Testimi i “Take a Break” vjen në një kohë presioni mbi Instagram dhe kompaninë mëmë Meta (ish Facebook) pasi sinjalizuesi Frances Haugen dëshmoi para Kongresit për një studim të brendshëm që tregoi se Instagram mund të ketë një efekt negativ në shëndetin mendor të të rinjve.
Adoleshentët u thanë studiuesve se ndjehen të varur nga Instagrami, por se u mungon vetëkontrolli për të reduktuar kohën e përdorimit të aplikacionit edhe pse do të donin ta kontrollonin më rrallë. /Telegrafi/