Platforma e shpërndarjes së fotografive Instagram, po e huazon një ide tjetër nga Pinterest.
TechChrunch raporton se rrjeti që është në pronësi të Facebook, ka vënë në Android opsionin ‘Collection’ që shërben për grumbullimin e fotografive, transmeton Telegrafi.
Në këtë mënyrë, shfrytëzuesit kanë mundësi që të koleksionojnë fotografitë, në mënyrë që t’i shpërndajnë atë të përbashkëta te miqtë virtualë.
Pronarët e koleksioneve, mund t’ju japin mundësi të tjerëve, që të kontribuojnë në pasurimin e fotografive.
Kjo mundësi është zbuluar së pari nga Jane Manchun Wong, që i është dhënë mundësia nga një grup inxhinierësh, të kontribuojë me imazhe për projektet e tyre.
Kur Instagram vendosë ta bëjë publik këtë opsion, pritet që vetëm të përditësohet aplikacioni dhe të nisë grumbullimi i fotografive nëpër koleksionet e dëshiruara. /Telegrafi/