Kompania reagoi shpejt duke mohuar këto dyshime, ndërsa New York Post thotë se të premten në mëngjes, Instagram ka parë rreth 25 për qind të përdoruesve të saj jashtë shërbimit.
“Këto të dhëna janë të pasakta” njëra nga zëdhënëset e Instagram ka thënë në një deklaratë për media. “Ne po rritemi gjithnjë e më shumë, si në aspektin e përdoruesve të rinj të regjistruar, dhe atyre aktiv”.
Raportet mediale janë publikuar duke cituar kompaninë e hulumtimeve për aplikacionet mobile, App Data.
Bazuar në raportet e App Data, numri i përdoruesve ditor aktiv të Instagram ka rënë në 12.4 milionë, nga 16.4 milionë sa ishin të mërkurën e parë pas njoftimit për ndryshimin e kushteve të përdorimit brenda faqes. / Telegrafi /