Rrjeti social i famshëm për shpërndarjen e fotografive, mund të largojë një prej opsioneve më të rëndësishme të shërbimit – pëlqimet.
Jane Mancun Wong ka siguruar faktet, që teston se si po testohet një sistem i ri, që e fshehë shifrën e pëlqimeve që një fotografi ka grumbulluar, transmeton Telegrafi.
Në materialin e siguruar, shihet se një fotografi është pëlqyer nga një emër i caktuar, si dhe ‘disa të tjerë’ teksa nuk tregohet shifra e saktë.
“Duam që ndjekësit e juaj, të fokusohen në përmbajtjen e asaj që shpërndani, jo në numrin e pëlqimeve” thuhet në një deklaratë të Instagram.
Sipas të njëjtës deklaratë, thuhet se pëlqimet do t’i shohë vetëm ai që e ka postuar fotografinë.
Sipas zyrtarëve të rrjetit social, ky sistem nuk është duke u testuar për momentin, por se gjatë tërë kohës po punohet që të largohet presioni gjatë eksplorimit të Instgramit, që gjithçka të jetë sa më argëtuese. /Telegrafi/
Instagram is testing hiding like count from audiences,
as stated in the app: “We want your followers to focus on what you share, not how many likes your posts get” pic.twitter.com/MN7woHowVN
— Jane Manchun Wong (@wongmjane) April 18, 2019