Telegrafi

Instagram krijon Bolt, rivalin e Snapchat?

Raporte të shumta mediale të cilat e kanë vërejtur njoftimin e ri të Instagram, thonë se bëhet fjalë për një shërbim të ri të rrjetit social të fotografive dhe videove të shkurtra, të cilin ajo do ta quajë Bolt.

Sipas këtyre burimeve thuhet se Bolt do të jetë një shërbim për komunikimin në kohë reale me fotografi, të cilat mund të dërgohen tek miqtë me një klikim të vetëm. Bolt besohet se do të jetë aplikacion i veçantë dhe i ndarë nga Instagram.

Dhe duke e marrë parasysh popullaritetin dhe përvojën e Instagram me fotografi, mund të thuhet se nëse Bolt është projekti i saj i ri, do të ketë sukses të mirë, pasi që janë me qindra miliona përdorues të Instagram, potenciali i ri për rritjen e Bolt. /Telegrafi/