Site icon Telegrafi

Instagram ka më shumë se dy miliardë përdorues

Rrjeti social Instagram ka kaluar kufirin e dy miliardë përdoruesve aktivë mujorë.

Punonjësit e Instagramit e zbuluan këtë informacion për CNBC.

Herën e fundit që Instagram ka shpallur statistikat e tij, pra numrin e përdoruesve, ka qenë në vitin 2018, kur ka konfirmuar se ka kaluar kufirin e një miliard përdoruesve. Instagramit iu deshën tre vjet për ta dyfishuar këtë numër.

Punonjësit që zbuluan informacione të reja në CNBC pretendojnë se e kanë marrë vesh vetë numrin e ri gjatë bisedave të brendshme.

Kufiri i dy miliardë përdoruesve u kalua përpara se Facebook të vendoste të ndryshonte emrin në Meta.

Instagram po përpiqet dëshpërimisht të qëndrojë përpara TikTok, një aplikacion me rritje të shpejtë që kaloi shifrën miliarda në shtator, tre vjet pasi u bë i disponueshëm.

Instagram është ende në avantazh, por nuk dihet se sa do të zgjasë. Ai gjithashtu prezanton risi me të cilat dëshiron të rivalizojë TikTok-un. /Telegrafi/

Exit mobile version