Telegrafi

Instagram ka nisur të angazhohet seriozisht lidhur me ‘meme’

Fenomeni i imazheve ‘meme’ është shumë i përhapur në rrjetet sociale, ndërsa jo vetëm se duket që do të vazhdojë, por me intensitet shumë më të madh.

Këto fotografi, që sipër tyre vendosen shkrime të ndryshme për t’i dhënë një kuptim tjetër imazhit, i ka shqetësuar zyrtarët e Instagramit, që i kanë bllokuar disa llogari, që merreshin vetëm me grumbullimin e këtyre postimeve, transmeton Telegrafi.

Nga frika se mund të shkaktojnë ofendim në masë, ndarje racore, gjinore dhe politike, janë mbyllur 142 llogari që prej muajit korrik. Mirëpo, mbyllja e tyre nuk dukej se i jepte fund krijimit dhe shpërndarjes së këtyre postimeve, andaj Instagram ka nisur të angazhohet seriozisht lidhur me këto postime.

Për të mbajtur hapur llogarit që shpërndajnë meme, por të mos jenë me përmbajtje ofenduese, është krijuar një bazë speciale, që merret me kontrollin e tyre. Kujdestarët që kontrollojnë memet, pritet të jenë të rinjë kreativ, që janë në rrjedha me këto postime, por që ndalojnë çdo tentim për ta ofenduar ndonjë grup të caktuar.

Memesforvalidation është një prej këtyre llogarive që ka mbi 35 mijë ndjekës, që Instagram e ka rikthyer sërish pasi konsideron se ka përmbajtje të mirë. /Telegrafi/