Telegrafi

Instagram i rremë për Android

Në të vërtetë, sipas Sophos i cili zbuloi aplikacionin, Instagrimi i rremë nuk ofron funksionalitetin e aplikacionit të vërtetë, por vetëm i kontribuon financave personale të autorëve rus. Aplikacioni në prapavijë dërgon mesazhe SMS në numrat me tarifë të veçantë, prej cilës gjë profiti shkon tek autorët. Instagrami i rremë natyrisht nuk është në dispozicion në Play Store, por si fajll .apk mund të shkarkohet nga Interneti, dhe instalohet në celular. Koha e publikimit të këtij aplikacioni është ideale – Instagram vetëm prej së voni është në dispozicion në Android, e gjithashtu, aplikacioni është në qendër të vëmendjes nga java e kaluar kur është publikuar se kompaninë e ka blerë Facebook.

Numri i aplikacioneve të rreme për Android është në rritje – së voni është paraqitur edhe loja e rreme Angry Birds Space. Ky aplikacion, pasi të instalohet një herë, celularin e viktimës e shton në botnet, e pajisja pastaj mund të përdoret për kryerjen e veprimeve malinje. /Telegrafi/