Telegrafi

Instagram, i pari në Apple iOS

 
Në anën tjetër, para dy ditësh është thënë gjithashtu se Instagram është blerë nga Facebook për një kosto të jashtëzakonshme prej 1 miliard dollarësh, dhe ky publicitet i ka ndihmuar rrjetit social të fotografive të popullarizohet edhe më shumë, për tu bërë aplikacioni më i shkarkuar në iOS. 
 
Instagram ka postuar në Twitter se aplikacioni i tyre ka arritur të bëhet aplikacioni më i shkarkuar në iOS. 
 
Tani pritet që Instagram të arrijë rekorde të reja të përdorimit me këtë publicitet të jashtëzakonshëm, ndërsa numri i përdoruesve të saj pritet të arrijë në më shumë se 30 milionë përdorues në mbarë botën. / Telegrafi /