Telegrafi

Instagram, fiton 10 milionë përdorues për një javë

Edhe momentalisht, Instagram ka një bazë të mirë të përdoruesve, ose më saktë rreth 30 milionë, mirëpo raportet e fundit thonë se që nga blerja e Facebook, rrjeti i ri social ka tërhequr më shumë se 10 milionë përdorues të rinj, vetëm brenda një jave. 

Me sa duket, përdoruesit kanë pasur shumë kurreshtje të shohin se çka ofron Instagram, pasi që Facebook e ka blerë atë për një çmim prej 1 miliard dollarësh. / Telegrafi /