Telegrafi

Instagram e pranon: Stories janë kopje e SnapChat!

Rrjetet sociale po bëhen më agresive ndaj njëra tjetrës dhe lufta për përdorues është bërë edhe më e ashpër.

Instagram së fundmi ka lansuar funksionin Stories, një tipar të ri që funksionon pothuajse në mënyrë identike sikurse SnapChat.

Dhe pas kritikave të shumta nga shumë anë, drejtori i Instagram e ka pranuar se tipari i ri i rrjetit social është shumë i ngjashëm me SnapChat. Ai ka thënë se është SnapChat, aplikacioni që e meriton gjithë lavdinë për këto funksione të reja që tashmë janë edhe në Stories të Instagram.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se SnapChat-it i ka ardhur fundi. SnapChat ofron kanalet Discovery, gjeo-filterët, dhe lentet e shumtë. Mirëpo a janë gjithë këto tipare të mjaftueshme për të luftuar me Instagram Stories.