Telegrafi

Instagram dhe Messenger marrin një veçori të re: Ju e dini kur dikush po bën “thashetheme” për ju

Messenger dhe Instagram kanë një tipar të ri emocionues – mesazhet që po zhduken.

Kjo është një mënyrë mesazhesh e quajtur “Vanish Mode”, dhe mund ta aktivizoni ose çaktivizoni në Settings të çdo mesazhi, transmeton Telegrafi.

Kjo mënyrë mund të aktivizohet vetëm nëse të dy palët bien dakord – prandaj, do të kërkohet miratimi nga të gjithë të përfshirët në bisedë.

Përveç kësaj, ju do të merrni një njoftim nëse bashkëbiseduesi juaj e merr me ‘screenshot’ bisedën tuaj, që ndoshta do të thotë se ai po ia dërgon atë dikujt tjetër.

Për fillestarët, ‘Vanish Mode’ do të jetë në dispozicion në SHBA, dhe pas një kohe në pjesën tjetër të botës.

Vanish Mode supozohet të jetë përpjekja e Facebook për të tërhequr një audiencë më të re. Gjegjësisht, të rinjtë gjithnjë e më shumë po kalojnë në rrjete sociale që ofrojnë mundësinë e zhdukjes së mesazheve dhe postimeve. /Telegrafi/