Site icon Telegrafi

Instagram i bllokon linkat për Telegram dhe Snapchat

Instagram e ka hequr funksion e lidhjes së linkave për profilet e përdoruesve në Telegram dhe Snapchat, ndërsa tipari punon ende për rrjetet tjera sociale.

Pas kësaj, përdoruesit e Instagram nuk do të mund t’i lidhin linkat e tyre në Telegram dhe Snapchat, (një tipar që i dërgon përdoruesit jashtë aplikacionit, tek palët e treta).

Tipari “add me” apo “follow me” shfaqet në faqen e profilit të përdoruesit të Instagram.

Megjithatë, tipari i njëjtë punon për të gjitha lidhjet e tjera në blogje, mesazhe, foto dhe video në platforma të tjera të rrjeteve sociale si Twitter, LinkedIn, YouTube, Reddit dhe të tjerat.

Instagram pretendon se ka arritur në 400 milionë përdorues aktiv mujor, ndërsa Telegram ka afërsisht 100 milionë përdorues aktiv në muaj.

Snapchat nuk ndajnë të dhëna, por pretendohet që të ketë më shumë se 100 milionë përdorues në tregjet e saj kryesore.

Exit mobile version