Megjithatë, ende nuk dihet se sa i ka kushtuar Instagram-it blerja e shërbimit të ri, me të cilin ajo dëshiron që ta përmirësojë edhe më tej funksionin e saj të videos, të cilin e ka lëshuar para pak kohësh për përdoruesit e saj.
Si pasojë e shitjes së biznesit tek Instagram, Luma është duke planifikuar që ta mbyll shërbimin e saj, për ta integruar atë tek rrjeti social për fotografi.
Kështu, përdoruesit e shërbimit për video, Luma kanë mundësi që ta përdorin shërbimin dhe t’i shkarkojnë videot e tyre deri më 31 dhjetor 2013.
Lajmin për blerjen e Luma e ka konfirmuar edhe pronari i Instagram, rrjeti social Facebook, përmes një njoftimi nga zëdhënësja e saj. / Telegrafi /