Telegrafi

Instagram bën 200 milionë përdorues, shpërndan 20 miliardë fotografi

Në vitin 2012, Instagram ishte blerë nga Facebook për 1 miliard dollarë, ndërsa sot kompania ka njoftuar se më shumë se 20 miliardë fotografi janë shpërndarë në aplikacionin e saj.

“Nga dokumentimi i pasionit për xhaz e deri tek protestat në Kiev, ne vazhdimisht jemi të habitur dhe të përulur nga momentet që ju i ndani me ne. Ndërsa sot po e tejkalojmë shifrën prej 20 miliardë fotografish të përbashkëta në Instagram, ne shikojmë prapa në çudinë, bukurinë dhe rëndësinë e çdo gjëje që ky komunitet e ka krijuar” kanë deklaruar përfaqësuesit e Instagram.

Vetëm në 6 muajt e fundit, Intagram ka shtuar një total prej 50 milionë përdoruesve.

Në total, sa përdorues të Instagram mendoni se janë nga Kosova, apo Shqipëria?