Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, duket se po thyen të gjithë kufinjt e famës.
Të martën fituesi i Topit të Artë shfaqi një performancë të jashtëzakonshme duke realizuar hettrik në fitoren ndaj Atleticos në Bernabeu.
Pos historisë në fushë, ai e ka shkruar edhe historinë në rrjetet sociale.
Ronaldo është bërë i pari personalitet sportiv që ka arritur 100 milionë ndjekës në rrjetet sociale.
I dyti pas Ronaldos me numër të ndjekësve është rivli i tij Lionel Messi me 70.8 milionë ndjekës.
Superylli i futbollit është një përdorues i rregullt i rrjeteve sociale dhe ai poston shpesh herë foto nga ndeshjet dhe jeta e përditshme, duke tërhequr miliona pëlqime.
Ronaldo ka realizuar deri tash 1786 postime.
Nga basketbollistët i vetmi që gjendet në top 10 është LeBron james. /Telegrafi/