Telegrafi

Inspiruese: Gjendja e tmerrshme shëndetësore, nuk e ndalon të punojë

Djaloshi nga Merseyside i Anglisë, vuan nga epidermolysis bullosa, një gjendje e rrallë e lëkurës, e cila i mbushë trupin me flluska, me vetëm një prekje të lehtë.

Për pasojë, 22-vjeçari duhet të mbështjellët me fasha speciale, sepse edhe rrobat më të lehta, i shkaktojnë flluska, të cilat më pas shpërthejnë duke i lënë lëkurën e çarë.

Këto çarje, i shkaktojnë atij dhimbje të tmerrshme, për të cilat duhet të marrë medikamente për çdo ditë.

Megjithëse, me gjendje të rëndë, ai nuk ndalon së punuari. Dunn shkon vet në punë, me veturën e adoptuar që ai të vozis pa problem.

Pas punës që kryen në një kompani, si mirëmbajtës i sistemit kompjuterik, ai gjen kohë edhe të luajë futboll, me një grup moshatarësh që kanë poashtu nevoja të veçanta.

“Nganjëherë më dalin flluska edhe në sy. Kur më ndodhë kjo, mbyllem në dhomë nga katër ditë, sepse nuk shoh dhe kam dhimbje të mëdha” ka djaloshi, i cili merr morfinë për shkak të dhimbjeve të ashpra.

Megjithatë, ai është i mbushur me jetë dhe dëshiron që të ketë mundësi të shëtis botën, transmeton Telegrafi.