Site icon Telegrafi

I inspiruar nga loja e famshme që e luajti në fëmijëri, Stresi flet rreth projektin të ri “GTA” që do ta sjellë së shpejti (Foto)

Reperi i njohur Stresi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të sjellë projektin e tij të ri “GTA”.

Këtë këngë ai do ta sjellë në një bashkëpunim, teksa në një bisedë për Telegrafin ka zbuluar ekskluzivisht detajet e projektit më të ri.

“Kënga “GTA” ishte ideja ime, dhe e kemi përfunduar pothuajse. Është një këngë e kompozuar nga Headline Records, studio në të cilën po punoj albumin tim më të ri. Është në bashkëpunim me Hellbanianz Vinz & Stealth, një grup shumë i fortë dhe i talentuar që jetojnë në Londër”, tha Stresi për Telegrafin.

Duke u nisur nga titulli, i cili menjëherë sa e dëgjon asocion në lojën e famshme “GTA”, reperi thotë në vazhdimin e bisedës se ka qenë i frymëzuar pikërisht nga kjo lojë për të realizuar këtë këngë.

“Normalisht që aty jam frymëzuar, e kam luajtur vet atë lojë kur isha shumë i ri dhe pse jo të bëjë një këngë me këtë titull”, tregon tutje Stresi.

Megjithëse mund të mendohet se “GTA” do të vijë si një klip me animacione, ashtu si edhe vet loja, Stresi tregon për Telegrafin, se kripi i ri do të jetë me skena reale, ashtu si çdo klip tjetër.

“Klipi do të jetë real se s’ka si të jetë ndryshe, përderisa real jam edhe vet. Jemi duke menduar ende se si do ta xhirojmë, por ju garantoj që do të jetë një projekt shumë i madh”, ka përfunduar Stresi për Telegrafin.

Ndryshe, reperi ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa imazhe, të cilat paralajmërojnë projektin e ri “GTA” të reperit, i cili do të jetë i gatshëm shumë shpejt për publikun. /Telegrafi/

Exit mobile version