Site icon Telegrafi

Inspirim i përhershëm i modës: Victoria Beckham kështu i bart sandalet

Edhe pse më së shpeshti e shohim të veshur me pantallona elegante, Victoria ka treguar se i rrinë shkëlqyeshëm fundet e gjata, të cilat tashmë disa sezone janë zgjedhje e preferuar e të gjithë atyre, të cilët ndjekin trendët e modës.

Gjithmonë e rregulluar perfekt, Victoria ka shëtitur nëpër qytet në kombinim të përsosur veror, duke kombinuar këmishën valëvitëse me mëngë të kthyera dhe fundin maksi nga koleksioni vetjak veror, transmeton Telegrafi.

Edhe pse stilet e saj pa taka janë të paimagjinueshme, britanikja elegante ka treguar që duket shkëlqyeshëm edhe kur nuk bart këpucë me taka të larta, sepse këtë kombinim ditor e ka plotësuar me sandale të rehatshme të bardha me nënshkrimin e brendit të famshëm “Celine”.

Dukjen e shkëlqyeshme e ka plotësuar me syze dielli, çantë të preferuar ngjyrë konjaku gjithashtu me nënshkrimin personal, orë të artë dhe bob-frizurën hit.

Gjatë asaj kohe bashkëshorti i saj, David, në Londër ka zgjedhur dhuratën për vajzën e tyre më të vogël, Harper, e cila ditëlindjen e shtatë do ta festojë më 10 korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version