Site icon Telegrafi

Inspirim për të gjitha gratë: Kjo është femra që humbi gjysmën e peshës së trupit brenda VITIT (Foto)

Hapi i parë për një program të suksesshëm të humbjes së peshës mund të jetë thjesht kërkimi i ndihmës.

E pikërisht këtë e bëri Jessica Weber, transmeton Telegrafi.

Duke u rritur në një bollëk me patate, pasta dhe mish në ushqimin e saj, Weber kishte filluar të fitojë peshë qysh në moshën nëntë vjeçare, e çdo vit vetëm sa kishte filluar të zmadhohej.

Në moshën 22 vjeçare, ajo kishte arritur peshën 173 kg – peshë shumë më e madhe se ajo që konsiderohet peshë e shëndetshme.

Në janar ajo i ishte nënshtruar edhe një forme të kirurgjisë për heqjen e peshës, e cila ia kishte hequr asaj një porcion të madh të stomakut.

Weber ka humbur mbi 63 kg qysh nga operimi i saj në fillim të vitit. Tani, si 23 vjeçare, ajo vazhdon ta dokumentojë humbjen e saj të peshës në llogarinë e saj të Instagram-it.

Pavarësisht efekteve fillestare të kirurgjisë, tani Weberit po i ndihmon për heqjen e peshës edhe ushqimi me proteina dhe fruta. /Telegrafi/

Exit mobile version