Pranvera është shumë afër dhe me këtë rast na sjell edhe trendët e rinj
Kemi ndarë vetëm ato më interesantet, edhe pse disa vërtet janë katastrofë, transmeton Telegrafi.
Neutrale nga koka deri te thembrat
Kombinimet monokromatike neutrale janë gjithmonë në modë, mirëpo do të barten posaçërisht këtë pranverë.
Gardëroba në formë rrjete
Fanella apo fustane – zgjidhni ju!
Fundi me lara
Larat të cilat dikur janë bartur në fund tani janë hit për rroba.
Tufne
Kombinimi bardhë-zi është në vend të parë!
Motiv shahu
Kthim i madh i modës së viteve ’90
Ngjyra e kaltër e shndritshme
Ngjyra pasteli përgjithësisht janë hit i madh.
Kombinimet bllok kolor
Dy ose më shumë ngjyra të zjarrta në të njëjtin kombinim, përse jo?
Vë shkurtra çiklisti
Tani nuk shërbejnë më vetëm për vozitje biçiklete.
Ngjyra neoni
E verdha, rozë, e gjelbra, nuk ka rëndësi cila, vetëm që të jenë të theksuara.
Bashkimi i së pabashkuarës
Edhe këtë pranverë mos u habisni nëse dikë e shihni të veshur me dy dezenë të cilët fare nuk bashkohen, pra kjo tani është moderne!
Xhaketa moderne safari
Modeli i xhaketës, kombinezonit dhe fustanit me sa më shumë xhepa dhe me kollan, moderne dhe praktike.
/Telegrafi/