Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e sotme ka emëruar drejtor në Inspektoratin Shtetëror dhe Drejtorinë për Siguri të rrezatimit.
Qeveria emëroi Sali Ajdinin për drejtor të Inspektoratit shtetëror komunal, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ruhan Ilazi është emëruar drejtor në Drejtorinë për siguri të rrezatimit, ndërsa Sami Rushidi për zëvendësdrejtor në Drejtorinë për Investime të huaja./Telegrafi/