Telegrafi

Inspektorati tregon arsyen e suspendimit të gjashtë zyrtarëve policorë në Gjakovë

Janë suspenduar gjashtë zyrtarë policor sot në Gjakovë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit Policor të Kosovës ka pranuar disa informacione nga Avokati i Popullit lidhur me dyshimet për tejkalim të autorizimeve policore respektivisht keqtrajtim nga disa zyrtarë policorë të Stacionit Policor në Gjakovë.

Lexo po ashtu Suspendohet komandanti i Policisë në Gjakovë dhe pesë zyrtarë të tjerë policorë

“Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacionit kanë ndërmarrë veprime hetimore në konsultim me prokurorin kompetent duke ndërmarrë veprime hetimore dhe sigurimin e dëshmive të ndryshme që mund të ndihmojnë në zbardhjen e këtij rasti. Pas mbledhjes së informacioneve nga hetuesit në konsultim me prokurorinë kompetente, Inspektorati Policor ka hapur rast penal lidhur me këtë çështje me dyshimin për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” “, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se në përputhje me ligjin e IPK-së si pjesë e procedurës hetimore Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin e gjashtë zyrtarëve policorë të Stacionit Policor të Gjakovës (një major, një kapiten, një rreshter dhe tre zyrtarë policorë) deri në përfundim të këtij hetimi penal./Telegrafi/