Site icon Telegrafi

Inspektoriati i ndërtimtarisë ushtroi kontrollë në komunën e Tetovës

Komuna e Tetovës ka patur përsëri vizitorë nga nivelet e larta të inspektimit shtetëror. Ekipet e Inspektoriatit të ndërtimit kanë kontrolluar Sektorin e urabnizmit në këtë komunë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kontrolla ka zgjatur disa orë, por nuk ka ndonjë informacion nga ana e inspektorëve në lidhje me atë se çfarë kanë bërë në komunën e Tetovës, çfarë kanë kontrolluar dhe nëse kanë gjetur mangësi.

Në lidhje me këtë kontrollë komuna e Tetovës deklaroi për portalin SDK se e përshëndetin faktin se në këtë periudhë kohore ka tendencë në rritje të kontrolleve nga ana e institucioneve përgjegjëse. Komuna konstaton se kontrollet e shtuara në ditët e fundit janë në pajtim me angazhimin e përhershëm të administratës komunale për parandalimin e shfaqjes së ndërtimeve pa leje dhe të uzurpimit të hapësirave publike./Telegrafi/

Exit mobile version