Pas fotove ku shefi i krimit ekonomik në policinë e Shkodrës, Pjerin Lazri, shihet duke kërcënuar me pistoletë disa shitës duhani, Lapsi.al boton të plotë pamjet filmike të ngjarjes së ndodhur këtë paradite.
Siç shihet në pamje, disa nga shitësit kërkojnë të marrin duhanin që kanë sekuestruar doganat dhe në këtë moment drejtuesi i lartë i policisë nxjerr një pistoletë që e kishte me vete.
Ai e drejton armën drejt shitësve dhe më pas e fut sërish në brez.
Ky veprim i tij i irriton edhe më shumë shitësit, të cilët nisin të qëllojnë me pako duhani e sende të tjera, derisa i detyrojnë të largohen.
Nxjerrja e armës nga drejtuesi i policisë është një veprim flagrant dhe në shkelje të ligjit, i cili e ndalon, mbajtjen, nxjerrjen apo përdorimin e armëve në grumbullime publike. /Lapsi.al
Shkoder, shefi i krimit ekonomik te policise se… by lapsi-al