Telegrafi

Inspektorët tatimor po e konsiderojnë fajtor për shkelje fiskale Cristiano Ronaldo

Avokatët e Cristiano Ronaldos kanë paraqitur këtë të premte në Gjykatën e Pozuelo de Alarcon një provë përfundimtare për të hedhur poshtë akuzat e mashtrimit tatimor të Prokurorisë dhe Agjencisë Tatimore të Spanjës, sipas gazetës Cadena SER.

Në këtë formë, zyrtarët ligjor të portugezit po mundohet të parandalojnë hapjen e procedurat ligjore për katër krime të dyshuara tatimore, të kryera ndërmjet viteve 2011 dhe 2014, e cila kap një shumë totale prej 14,768,897.85 euro.

Inspektorët tatimor, të cilët dëshmuan për katër orë, konfirmuan vlerësimin e mashtrimit. Përveç kësaj, pretendimet e lojtarit se performanca e të drejtave të imazhit të tyre konsiderohet si kapital i luajtshëm (ka një taksë më të ulët) është “më absurde që ata kanë parë ndonjëherë”, sepse konsiderohet që duhet të tatimohen si të ardhura të rregullta (me tatime më të larta).

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Shuma e lartcekur pritet të rritet në gati tridhjetë milionë euro kur të shtohen gjobat dhe interesat për pagesa të vonuara.

Gazeta spanjolle “AS” ka raportuar këtë javë se avokati i lojtarit, Jose Antonio Choclan, filloi bisedimet me Thesarin e Shtetit spanjoll për të mbyllur një pakt pajtueshmërie, por oferta e parë u refuzua nga Administrata Tatimore e Spanjës.

Ndryshe, Ronaldo mund të përfundojë edhe në burg në rast se vërtetohen pohimet e zyrës tatimore. /Telegrafi/