Telegrafi

Inspektorët shihen në Gjykatën Penale në Shkup

Inspeksioni i punës sot ka kryer kontrolle për shkak të pretendimeve të Goran Stamenkovskit, i cili pohon se është degraduar nga puna në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me urdhër të kryetarit Vlladimir Pançevskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Stamenkovski arsyetohet me atë se ai ka marrë punë shtesë në departament tjetër. Nga Gjykata, inspektorëve u është thënë se Stamenkovski është avancuar dhe se është formuar departament për resurse njerëzore, por ai deri më tani nuk ka përgatitur as plan e as program pune.

Nga atje thonë se veprimet e tija kanë çuar në prishjen e marrëdhënieve njerëzore për çka edhe është ngritur procedurë disiplinore që mund të rezulton edhe me përgjegjësi penale./Telegrafi/