Telegrafi

Inspektorët policorë me aksion në kompanitë e Orce Kamçevit

Organet hetuese sot në mëngjes janë futur në kompaninë “Mont”, e cila është e lidhur me dëshmitarin në rastin “Haraçi”, Orce Kamçev.

Një ditë para se Kamçev të dëshmojë kundër Katica Janevës dhe Bojan Jovanovskit, inspektorët policorë i kanë kontrolluar dokumentet edhe në kompanitë “Poliesterdej” nga Maqedonia dhe “Gorfaktori” nga Spanja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Dy nga tre kompanitë përmenden për borxh prej 400 mijë eurove që ju ka OBRM-PDUKM-ja, për financimin e zgjedhjeve të fundit presidenciale.

Sipas Nova TV, “Mont” dhe “Poliesterdej” janë angazhuar për shtypjen e materialit propagandues, ndërsa akoma nuk dihet lidhja e tyre me kompaninë “Gorfaktori”. Burime nga hetimet thonë se aksioni është në rrjedhë, dhe se MPB dhe PTHP janë në koordinim të vazhdueshëm.

Ndryshe, në mesin e muajit shtator zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov, në konferencë për shtyp kërkoi që kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, të tregojë nëse Orce Kamçev është financues i fushatës së tyre.

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Revizion, partia opozitare maqedonase në shtator e ka mbyllur llogarinë me 442 mijë euro të papaguara./Telegrafi/