Që nga miratimi i vendimit qeveritar për ngrirjen e çmimeve për disa produkte, deri tani janë kryer mbi 650 kontrolle nga inspektorët.
Nga Inspektoriati njoftojnë se janë vërtetuar shkelje të vendimeve te 22 subjekte me çka janë shqiptuar edhe gjoba në vlerë prej 1.300.000 denarëve.
“Nga kontrollet e bëra është konstatuar se produktet e përfshira në këto vendime shiten me çmime në përputhje me vendimin e fundit të ndryshuar dhe shumica e tyre janë të disponueshme në dyqane dhe tregje në të gjithë vendin”, thonë nga Inspektoriati Shtetëror i Tregut.
Ata rikujtojnë se sipas vendimit të fundit të Qeverisë, domatet kushtojnë 95 denarë, 95 denarë krastaveca, 70 denarë patate, deri në 100 denarë speca të gjelbër, deri në 95 denarë për groshë, 110 denarë për thejrrëza, 75 denarë për banane, deri në 60 denarë për portokall, 65 denarë për mandarina dhe 60 denarë për limon./Telegrafi/