Telegrafi

Inspektorët në Obiliq rrënojnë një objekt ilegal në Shipitullë

Drejtoria e inspektoratit në komunën e Obiliqit, vazhdon rrënimin e ndërtimeve pa leje.

Sipas një njoftimi të komunës, sot inspektorët e ndërtimit në zonën e interesit të veçantë ekonomik në fshatin Shipitullë, kanë ndërmarrë aksion për rrënimin e një objektit ilegal.

Drejtori i inspeksionit në komunën e Obiliqit, Burim Ismaili bënë thirrje qytetarëve të zonës së interesit që mos të marrin asnjë veprim që është e ndaluar me ligj dhe vetëm do t’i shkaktojnë dëm vetës së tyre.

Drejtoria e inspektoratit ka formuar task forcë prej katër inspektorëve që janë në monitorim 24-orë.