Gjatë kontrollit në një restorant në Swansea të Wales, është gjetur një zog i ngordhur, në mesin e shumë papastërtive tjera.
Derisa klientët drekonin si zakonisht, inspektorët e kanë kontrolluar kuzhinën ku muret dhe dyshemeja ishin të mbuluara nga shtresa e yndyrës, transmeton Telegrafi.
Pos pëllumbit të dekompozuar, kishte edhe shumë insekte të që lëviznin edhe nëpër tavolinën e punës.
Enë të palara, thika të ndryshkura dhe frigorifer që lëshojnë erë të tmerrshme, ndodheshin po ashtu në atë vend.
Nuk dihet për sa kohë ka qenë në atë gjendje, ndërsa po hetohen mundësitë e helmimit të klientëve nga papastërtia e kësaj kuzhine. /Telegrafi/