Telegrafi

Inspektorët me kontroll të jashtëzakonshëm në konviktin “Pellagonia” në Shkup

 

Shërbimet inspektoriale të Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari, në bashkëpunim me Qendrën për Shëndet Publik dhe Inspektoratin Shtetëror, pas marrjes së infromacionit për helmim të mundshëm në konviktin “Pellagonia”, kanë pasur kontroll të jashtëzakonshëm në kuzhinën e këtij konvikti.

“Nga inspektorët e ushqimit, kuzhina është mbyllur. Janë dhënë urdhra për pastrim të përgjithshëm dhe dezinfektim të objektit. Janë marrë edhe 6 monsra për analiza në laborator”, thonë nga AUV.

Ata shtojnë se kuzhina sërish do të lëshohet në përdorim pas marrjes së rezultateve dhe pas kontrollit të inspektorëve.

Ndryshe, më herët u raportua se 6 studetë përfunduan në Klinikën për Sëmundje Infektive si shkak i një helmimi nga ushqimi./Telegrafi/