Site icon Telegrafi

Inspektorët e tregut në inspektim edhe gjatë natës

Inspektorët e Inspektoratit të Tregut të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, me urdhër të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, kanë dalë në terren për të parë nga afër zbatimin e vendimit për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 për mbarëvajtjen e aktivitetit të bizneseve sipas rregullave të përcaktuara në bazë të këtij vendimi.

Gjatë inspektimeve, inspektorët e tregut i njoftuan afaristët se duhet respektuar në përpikëri masat e reja, sipas vendimit të qeverisë, për të parandaluar përhapjen e pandemisë, që ka për qëllim primar mbrojtjen e shëndeti publik.

Sipas kryeinspektorit të tregut, Lulzim Syla, aksioni i inspektimeve do të vazhdojë deri në orët e vona të së premtes dhe do të vazhdojë edhe ditëve e netëve tjera për t’iu bërë me dije bizneseve se inspektorët do të jenë të pranishëm në çdo kohë për të parë se sa po zbatohen masat nga bizneset.

Exit mobile version