Inspektorati i Ministrisë së Ambientit, i vuri sot një shirit murit në veri të urës së Ibrit, duke ndërprerë kështu punën që serbët kishin filluar për ta shkurtuar atë.
“Ne i ndërpremë punimet për shkak se ky mur do të rrënohet komplet, e nuk do të bëhet vetëm një shkurtim i tij”, deklaroi për Veriu.info, njëri nga inspektorët.
I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse serbët nuk i ndërpresin punimet, ai shtoi se s’ka se çfarë të ndodhë pasi ky mur do të largohet shumë shpejt.