“Të shtunën në Maqedoninë e Veriut janë bërë mbi 50 mbikëqyrje nga ana e Inspektorati Shtetëror të Tregut, të cilët kanë mbyllur pesë markete të mëdha sipas ligjit për konsumator, pra për praktikat e padrejta tregtie. Këtë nuk do ta lejojmë dhe e njëjta gjë do t’i ndodhë kujtdo që nuk i respekton masat”.
Këtë e tha sot drejtori i Inspektorati Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski për mosrespektimin e çmimit të garantuar të produkteve bazë ushqimore. Ai se janë gjobitur edhe shtatë markete tjera.
“Mbyllja është nga 2 deri në 30 ditë. Nuk është në qëllimet e tona t’i mbyllim të gjithë marketet në shtet, por qëllimi është ta marrin seriozisht dhe të mos lëmë hapësirë. Të rregullojnë punët e tyre dhe të respektojnë vendimet. Nëse shohim përsëri praktika të padrejta tregtare, do të mbyllim edhe zinxhirë të tjerë tregtarë. Mjafton një mbyllje pesëditore për këto kompani”, tha sot Trajkovski.
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, tha se objektet e marketeve Vero dhe Viva Fresh janë mbyllur pasi nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shitjen e produkteve me çmim të garantuar./Telegrafi/