Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Alsat mëson se Inspektorati ka vërtetuar shtatë parregullsi, ku edhe janë marrë masat përkatëse.
Në katër kompani nuk është gjetur evidencë ndërsa dy nuk i kanë plotësuar kushtet për kryerjen e veprimtarisë.
Vetëm në një kompani nuk ka pasur evidencë për kryerjen e tregtisë.
Nga ky institucion thonë se marzha sillet prej 10% deri në 40%.
Gjobat për shkeljet sillen prej 200 deri në 800 euro për person juridik.
Raporti për gjendjen me shitjen e peletave është dorëzuar në Qeveri.