Stojko Paunovski, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, sot informoi opinionin se ky shërbim i ka propozuar Komisionit për Sëmundje Infektive dhe Qeverisë që të bëhet lehtësimi rregulloreve nga protokolli për funksionimin e ambienteve të hotelerisë.
“Në periudhën e kaluar, ne kemi pasur disa takime për të sqaruar protokollet se ku mund të korrigjohemi. Për këtë qëllim, ne kemi dërguar propozime për ndryshime në Komision dhe Qeveri, por nuk mund të themi më se cilat janë ato propozime”, tha Paunovski.
Ndërkohë pronarët e kafeneve dhe restoranteve reaguan se ata kanë probleme me rregulloret në lidhje me hapësirat, përkatësisht kapacitetin operacional dhe identifikimin e vizitorëve në lokale.
“Nuk duam përsëri mbylljen e atyre që nuk respektojnë protokollet. Kjo është për mbrojtjen e vetë organizatorëve të hotelierisë, si dhe për vizitorët. Këto masa nuk janë aq të rënda sa që mos mund të zbatohen”, shtoi Paunovski./Telegrafi/