Site icon Telegrafi

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Kryeqytetit sonte në orët e vona ka vazhduar inspektimin e linjave të autobusëve, kontrollin e taksive ilegale dhe të rregullta në pjesë të ndryshme të Prishtinës.

Siç kanë njoftuar nga inspektorati, gjatë këtij aksioni janë shqiptuar gjoba dhe konfiskuar targa të të gjithë atyre që veprimtarinë e tyre janë duke e ushtruar pa leje të organeve kompetente ose në kundërshtim me rregulloret e kryeqytetit.

Exit mobile version