Inspektorati i Kryeqyteti ka ndërhyrë në dy hapësira, ku edhe është bërë pastrimi i mbeturinave.
Aksioni ka ndodhur sot gjatë ditës, transmeton Telegrafi.
“Në këto dy hapësira në kryeqytet, Inspektorati ka ndërhyrë për pastrimin e mbeturinave dhe rikthimin e tyre në një mjedis të pastër dhe të rregulluar, me synimin për t’i shndërruar në hapësira të gjelbra”, thuhet në njoftim.
Tutje, theksohet se “si Inspektorat, vazhdojmë të kujdesemi për qytetarët tanë, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë së jetës dhe reduktimin e ndotjes së ajrit nga mbeturinat përreth”. /Telegrafi/