Telegrafi

Inspektorati i Ndërtimit rikthehet në Himarë, 15 objekte për shembje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur mëngjesin e kësaj të marte prishjen e disa objekteve në Jalë të Himarës.

Nga aksioni preken banorë të cilëve edhe para tre vitesh u kanë prishur objektet.

Ata thonë se nuk kanë asnjë lajmërim.

IKMT ka nisur shembujt ndërkohë, e mbështetur dhe nga forca të policisë.

Janë rreth 15 objekte që parashikohen për tu shembur. Një prej tyre është banesë, pjesa tjetër janë bare, restorante, njësi prej metali dhe dërrase. /Ora News/