Site icon Telegrafi

Inspektorati largon nga tregu rreth pesë mijë lodra në formë ushqimesh

Inspektorati Qendror i Tregut ka larguar nga tregu rreth 5000 lodra nga materiali i butë, të cilat kanë formë dhe aromë të ushqimeve dhe frutave.

“Sipas Ligjit për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve, këto produkte konsiderohen imitim i rrezikshëm i ushqimeve dhe si të tilla janë të ndaluara të prodhohen dhe të tregtohen”, njofton IQT që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë.

Inspektorati  më tej thotë se produktet me dukje mashtruese, që nuk është ushqim, por ka formë, erë, ngjyrë, dukje të jashtme, ambalazh, shenjë, vëllim ose madhësi për të cilat konsumatorët në veçanti fëmijët i vë në konfuzion për të zëvendësuar atë me ushqim dhe për shkak të kësaj e vënë në gojë ose e gëlltisin, që mund të paraqet rrezik dhe të shkaktojë, ngulfatje, helmim ose edhe pengesa në traktin e tretjes.

Ministria fton qytetarët që të raportojnë në institucione nëse hasin produkte të tilla në treg./Telegrafi/

Exit mobile version