Inspektorati i Tregut në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se ka larguar nga tregu një ndërprerës për instalime elektrike Easypact CVS i brendit Schneider.
Kjo pasi sipas tyre ky produkt nuk është i sigurt për përdorim.
Nga ky Inspektorat u kanë bërë thirrje qytetarëve që të njoftojnë në rast se hasin në këtë produkt në dyqane.
“Iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve nëse hasin në produktin e lartcekur ta njoftojnë Inspektoratin e Tregut, ose produktin në fjalë ta kthejnë tek shitësi ku e kanë blerë, pasi që ky produkt rezulton se nuk është i sigurt. U ndalohet të gjithë operatorëve ekonomikë që këtë produkt ta vendosin në shitje. Nëse ata posedojnë produkte të tilla ta njoftojnë Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe në procedurë të rregullt do të largohet nga tregu”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/