Site icon Telegrafi

Inspektorati kontrollon cilësinë e naftës, rezultatet nesër

Inspektorati i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka marrë aksion për t’i kontrolluar pikat shitëse të derivateve të naftës për cilësinë e naftës dhe për sasinë e litrit sipas standardeve, pas ankesave të konsumatorëve.

Qëllimi i këtij aksioni për tre operatorë të shitjeve të derivateve sipas zyrtarëve të MTI-së ishte sensibilizimi me këtë çështje problematike në bazë të ankesave.

Sipas një shorti të hedhur pak para aksionit për tri kompani të derivateve, janë kontrolluar “Al Petrol” në Sllatinë, “Petrol oti Slovenia” në Sankoc të Drenasit dhe pika tjetër e shitjeve të derivateve “Ex Fis” në Sllatinë.

Kryeinspektori i Inspektoratit të Tregut në kuadër të MTI-së, Lulzim Syla, tha se ky aksion është sensibilizues dhe do te vazhdoj edhe në të ardhmen.

Ai u ka bërë thirrje konsumatorëve që për çdo gjë që hasin në cilësi ose në jo litër-litër, menjëherë të lajmërohet në MTI gjegjësisht në Departamentin e Mbrojtjes së Konsumatorëve ku do t’ju dalin në ndihmë me ato kapacitetet aq sa kanë.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku i cili ka marr pjesë në këtë aksion, për sa i për ketë shqetësimeve të konsumatorëve për manipulime të mundshme me sasinë, ai tha se aparatet elektronike kanë mundësi të pajisen me software për tu kontrolluar me një pilot me një dirigjues nga lartë. /Telegrafi/

Exit mobile version